KAIRO - Gjykata në Egjipt ka dënuar sot me vdekje 683 persona, të Vëllazërisë Myslimane. Pjesë e dënimit me vdekje është edhe lideri i Vëllazërisë Myslimane Mohammed Badie.

683 personat, mbështetës të ish-Presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi, janë përballur me akuzat lidhur me sulmin në një stacion policor të ndodhur vitin e kaluar.

E njëjta gjykatë vendosi për dënimin me vdekje për 492 persona në mars të këtij viti.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)