EGJIPT – Ende pa një rezultat përfundimtar në lidhje me aksidentin e avionit rus


KAJRO, 7 nëntor /ATSH-AFP/ - Kreu egjiptian i ekipit të hetuesve për rrëzimin e avionit rus, një javë më parë në Egjipt njoftoi sot se ende nuk ka një rezultat përfundimtar për sa i përket shkakut të rrëzimit të avionit të ngritur nga pista e fluturimit 23 minuta para aksidentit.
"Konstatimet e para nuk na mundësuan përcaktimin e saktë të rrëzimit të avionit", deklaroi Ayman el-Mokaddem, gjatë një konference shtypi në Kajro.
Një zhurmë është dëgjuar në sekondën e fundit të regjistrimit në kabinën e pilotit, vijoi ai duke shtuar se do të kryejnë një analizë spektrale për të përcaktuar burimin e zhurmës.
Sipas këtij hetimi, të dhënat e të dy regjistruesve në avion janë shkarkuar me sukses, periudha midis momentit të ngritjes nga pista deri në të dhënat e fundit të regjistruara është 23 minuta e 14 sekonda.
Ministri egjiptian i Punëve të Jashtme, Sameh Choukri pohoi në mesditë se hetimet janë në vijim dhe nuk na japin ende një rezultat përfundimtar./
/v.b/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social