EGJIPT - U hapën sot qendrat e votimeve në Egjipt për fazën e dytë të një referendumi të shumëpërfolur mbi projektkushtetuën e që ka përçarë vendin dhe ka shkaktuar trazira në shumë qytete, njoftuan burime mediatike vendase.

Rradhë të gjata janë formuar para shumë shkollave në të 17 njësitë ku zgjedhësit pritet të votojnë, ndër të tjera edhe Giza e Kajro, para hapjes zyrtare të qendrave në 08:00 me orën lokale.

Sipas shifrave zyrtare, përgjigja pozitive e dhënë nga 57 për qind e votuesve gjatë raundit të parë të votimeve të shtunën e kaluar, përbën një rezultat, që do të çonte në miratimin e Projektkushtetutës në rang kombëtar.

(ad.ti/shqiptarja.com)