/ATSH-AFP/ - Të paktën gjashtë persona humbën jetën në përplasjet mes policisë dhe manifestuesve pro-islamikë, theksoi sot Ministria egjiptiane e Shëndetësisë, pa dhënë detaje për identitetin e viktimave.
Mbështetësit e presidentit të rrëzuar, Mohamed Morsi kishin organizuar manifestime të vogla pas lutjeve me rastin e festës së Fiter Bajramit, që shënon fundin e muajit të Ramazanit.
Sipas zyrtarëve të policisë, manifestuesit kanë sulmuar një postë të forcave të sigurisë në lagjen të Talbiya, pranë piramidave të Gizeh./