EGJIPT - Tronditet përsëri Egjipti nga vrasjet. Më shume se 20 persona kanë mbetur të vrarë dhe 100 të tjerë të plagosur gjatë një përleshje në një burg në Kajro.
Menjëherë pas vendimit me vdekje nga një gjykatë për 21 personat, familjarët e tyre janë shprehur të revoltuar dhe janë vërsulur drejt burgut ku ka patur përleshje të dhunshme mes tyre dhe forcave të policisë.
Ka patur raportime për të shtëna armësh në të gjithë burgun, ku kanë mbetur të vrarë disa persona përfshirë policë dhe civilë.
Vendimi me vdekje erdhi ku të akuzuarit u shpallën fajtorë për përleshjet mes tifozëve rivale në të cilën mbetën të vrarë 74 njerëz në shkurt 2012. Trazirat filluan pas përfundimit të lojës në stadiumin e Port Said, mes tifozëve të al-Masry dhe klubit të Kajros al-Ahly. Tifozët e skudarës së al-Masry hodhën gurë, shkopinj dhe fishekzjarre mbështetësve të skuadrës rivale.
Në atë kohë disa tifozë akuzuan mbështetësit që përmbysën regjimin e presidentit Hosni Mubarak se kishin provokuar incidentin.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com