SHARM EL-SHEIKH - Presidenti amerikan, Barack Obama mbetet i vendosur për një zgjidhje me dy shtete, izraelit dhe palestinez", konfirmoi sot sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në një kohë ku Uashingtoni dhe kryeministri, Benjamin Netanjahu po përballen për një marrëveshje të mundshme ndërkombëtare për programin bërthamor iranian.
"Qëndrimi i SHBA-së përsa i përket dëshirës tonë të shprehur që prej shumë kohësh, nga republikanët dhe demokraët, por gjithashtu edhe nga shumë presidentë në 50 vitet e fundit ka qenë gjithmonë për paqe dhe presidenti Obama mbetet i vendosur për një zgjidhje me dy shtete, për të cilën ai vazhdon të shpresojë", deklaroi Kerry për shtypin në Sharm el-Sheikh në Egjipt, në kuadër të një konference ekonomike ndërkombtare për të ardhmen e këtij vendi./ATSH/
/Shqiptarja.com