Egjipt, kompania italiane zbulon
'burimin më të madh' të gazit 

Egjipt, kompania italiane zbulon<br />'burimin më të madh' të gazit 
Kompania italiane e energjisë dhe gazit ENI deklaron se ka zbuluar një fushë “supergjigande” të gazit natyror në brigjet e Egjiptit që pritet të ndryshojë tërëisht rregullat e lojës jo vetëm për vendin afrikan por edhe të gjithë mesdheun sa i takon stabilitetit energjetik. 

Në një deklaratë për mediat të publikuar dje, kompania njoftoi se kishte zbuluar një fushë që mendohet se ka një potencial prej 30 trilion kub gaz që do të mund të plotësojë nevojat e Egjiptit për gaz natyror për dekada të tëra. 

“Zohr është zbulimi më i madh i gazit i bërë ndonjëherë në Egjipt dhe në detin Mesdhe dhe mund të jetë një nga fushat më të mëdha të gazit natyror në botë”-thuhej në njoftimin e kompanisë italiane. Rezervat e gazit janë zbuluar pikërisht në fushën Zohr të bregdetit të Egjiptit në një thellësi prej 1450 metra dhe mbulojnë një sipërfaqe prej 100 km katrorë. 

Lajmi erdhi një ditë pasi drejtori ekzekutiv i ENI, Claudio Descalzi u takua në Kajro me presidentin egjiptian Abdel-Fatah el-Sissi. Descalzi nuk ka dhënë një afat kohor se kur gazi do të mund të dalë në treg por garantoi se po punohet me ritme të shpejta pasi fusha e gazit ndodhet pranë impianteve të kompanisë. 

​Gjigandi Italian ENI është prodhuesi më i madh i huaj në Afrikë dhe operon në Egjipt prej 60 vitesh përmes nënkontraktorit të saj me një prodhim prej 200.000 fuçi naftë në ditë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin