KAJRO, 1 shkurt /ATSH-AFP/ - Gazetari australian i Al-Jazeras, Peter Greste, dënuar me shtatë vjet burg dhe për të cilin Egjipti urdhëroi sot dëbimin e tij, u nis sot nga Kajro me destinacion Qipron, theksuan zyrtarët e sigurisë të aeroportit egjiptian.
Greste, dënuar për publikim të informacioneve të rreme, u arrestua në dhjetor në vitin 2013 së bashku me një koleg në një dhomë hoteli në Kajro, ku ishin vendosur pa leje, sipas aktakuzës. Më pas policia kishte arrestuar dhe një gazetar tjetër të këtij stacioni televiziv. Tre personat u dënuan në muajin qershor me dënime që shkonin nga shtatë deri në 10 vjet burg.
Peter Greste, që lindi në Sidnei, është një gazetar me përvojë, i cili ka mbuluar konfliktet në Afganistan dhe në Lindjen e Mesme.
Ai ka punuar për media të ndryshme si Reuters dhe BBC, para se to bashkohej redaksisë anglofone të stacionit informativ të Katarit "Al-Jazeera"./ /ec/







