Votuesit egjiptianë kanë miratuar kushtetutën e mbështetur nga islamikët, pavarësisht pjesëmarrjes së ulët në votime dhe kundërshtimeve të shumta nga grupe të opozitës.

Nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Egjipt u arrit se pothuajse 64 për qind e votuesve e mbështetën kushtetutën e re, ndërsa rreth 36 për qind votuan kundër.

Komisioni tha se në votime mori pjesë rreth 32 për qind e elektoratit.

Shpallja e rezultateve hap rrugën për zgjedhjet për dhomën e ulët të parlamentit brenda 2 muajve.

Departamenti amerikan i Shtetit, tha se e ardhmja e demokracisë egjiptiane varet nga një konsensus i gjerë për rregullat dhe institucionet e reja demokratike të vendit.


(l.c/ad.ti/shqiptarja.com)