Një gjykatë Egjiptiane ka dënuar ish - presidentin Mohammed Morsi me 20 vite burg mbi vrasjen e protestuesve, ndërsa ishte ende në pushtet. Ky është gjykimi i parë me të cilin Morsi përballet që prej rrëzimit dhe është vetëm një nga seancat e shumta që do të përballet në gjyq. Ish-presidenti Egjiptian u rrëzua nga ushtria në korrik të 2013-tës pas një seri protestash masive kundër regjimit të tij. Që prej asaj kohe autoritete kanë ndaluar partinë e tij të Vëllezërve Myslimanë dhe kanë arrestuar qindra mbështetës të tij. 


Ndërkohë, dymbëdhjetë të akuzuar të tjerë, përkrah Morsit, kryesisht zyrtarë të grupit të tij, Vëllazëria Myslimane dhe qeverisë të asaj kohe, u dënuan me 20 vjet burg për të njëjtat akuza. Akuzat për të cilat ato u dënuan kanë të bëjnë  me  përdorim të dhunës, për arrestimin dhe torturimin e protestuesve në kuadër të një manifestimi më 5 dhjetor 2012 para pallatit presidecial në Kajro.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)