Një balonë me 20 turistë u rrëzua ditën e sotme në qytetin e lashtë të Luxorit në Egjipt, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur më shumë se 12 të tjerë.

Kompania ajrore e balonave “Sindbad”, ka identifikuar turistin që ka humbur jetën, ai është një shtetas australian. Balona po përgatitej të ulej në orën 6:30, kur filloi një erë e papritur dhe e fortë duke shkaktuar një përplasje të fortë me tokën.

Viktima është një australian me prejardhje nga Afrika e Jugut i cili vdiq si pasojë e përplasjes së kokës gjatë uljes. Turistët e tjerë kanë pësuar gërvishtje të vogla por u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë.

Autoritetit e Aviacionit Civil kanë filluar hetimin për rrethanat e plota të aksidentit. Piloti që drejtonte balonën, i cili u plagos u shtrua në spital për tu mjekuar dhe po merret në pyetje nga policia vendase për të zbardhur ngjarjen.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com