Egjipt, përplasje e policisë me
banorët për shembjen e banesave

Një person është vrarë në kryeqytetin egjiptian Kajro në përplasjet e dhunshme midis policisë dhe rezidentëve në një ishull buzë Nilit.
 
Policia egjiptiane ndeshi rezistencë në momentin kur ata po kryenin operacionin e shembjes së ndërtimeve të paligjshme.
 
Sipas burimeve policore vendase, forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës ndaj demonstruesve pasi u goditën nga këta të fundit me armë zjarri. Rezidentët ngarkojnë me përgjegjësi policinë e Kajros për vdekjen e Syedin Tafshanit. Ata pretendojnë se ai është goditur me armë nga forcat e sigurisë.
 
Bilanci nga përleshja 37 oficerë policie dhe 19 civilë të plagosur në ishullin e vogël të al-Warraq-ut.
 
Operacioni i shembjes së nëdrtimeve të jashtëligjshme është pjesë integrale e planit të zhvillimit urbanistik të propozuar nga presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi që në muajin Maj. Mijëra ndërtesa pretendohen nga qeveria egjiptiane se janë ndërtuar në territore të zotëruara nga shteti.
 
Në ishullin e al-Warraq-ut jetojnë 90.000 njerëz në një hapësirë prej 526,5 hektarësh.
 
Banesat në ishullin në afërsi të lumit Nil vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve të ujërave të zeza.
 
Redaksia Online
d.v/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen