EGJIPT - Partitë opozitare në Egjipt kanë bërë thirrje për të mbajtur protesta në sheshin Tahrir në Kajro dhe në rezidencën presidenciale të premten e ardhshme. Në një konferencë për shtyp Sindikata e Gazetarëve dhe grupet politike diskutuan mbi qëllimin e demonstratave të caktuara për 25 janarin.

Në këtë datë do të përkujtohet 2-vjetori i protestave me të cilat Hosni Mubarak u largua nga pushteti, ndërsa tani priten demonstrata edhe kundër presidentit aktual, Mohamed Morsi.

Ndërkohë ditën e hënë policia dhe demonstruesit janë përleshur përpara një gjykate në Aleksandri, pasi një gjykatës i cili po heton vrasjet e demonstruesve gjatë kryengritjes në vitin 2011, njoftoi se rastin do t’ia dorëzojë një gjykate tjetër.

Ndërkohë të hënën ekonomistët janë shprehur të shqetësuar nga rënia e kursit të paundit egjiptian kundrejt dollarit amerikan dhe shtuan se nuk do të jetë e lehtë që masat shtrënguese të ndërrmara nga presidenti Mursi do të kontrollojnë rimëkëmbjen e ekonomisë së shtetit egjiptian.

Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)