ALEKSANDRI- Një person ka vdekur dhe dhjetra të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve mes myslimanëve dhe të krishterëve natën e së premtes (17 maj) jashtë kishës “Kopte” në qytetin egjiptian të Aleksandrisë.
Një sherr banal mes dy të rinjve, një të krishterë dhe një mysliman, u shndërrua në një grindje familjare që shkaktoi përleshje të dhunshme mes tyre.
Të dyja palët hodhën bomba molotov kundër njëra-tjetrës, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynë dhe rrethuan zonën përreth kishës.
“Policia egjiptiane arrestoi tetë persona pas dy orë luftimesh mes tyre”, tha një burim nga Departamenti i Policisë për Reuters.
Disa nga banorët lokalë shprehën pakënaqësinë e tyre në lidhje me tensionet e vazhdueshme sektare, duke thënë se komunitetet myslimane dhe të krishterë “kopte”, duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë paqësore.
Përveç trazirave politike dhe ekonomike që pas rrëzimit nga pushteti në vitin 2011 i Hosni Mubarak, janë rritur edhe tensionet midis myslimanëve dhe të krishterëve koptë.
Të krishterët përbëjnë rreth 10 për qind e popullsisë egjiptiane dhe janë ankuar se autoritetet kanë dështuar për t'i mbrojtur ata që kur Mubarak u rrëzua nga pushteti.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com