EGJIPT - Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur kur dy autobusë u përplasën në provincën jugore Aswan të Egjiptit.
 
Autobusë mendohet të kenë qenë në tejkalim shpejtësie, sipas një burimi të sigurisë së lartë. Aksidenti ndodhi në një autostradë pranë qytetit historik të Edfu.
 
Aksidentet e trafikut janë bërë tashmë të zakonshëm në Egjipt, ku vriten me mijëra persona çdo vit. Mirëmbajtja e dobët e rrugëve dhe automjeteve si dhe shpejtësia e tepruar janë shkaqet e aksidenteve në këtë zonë.
 
Në muajin gusht, 2 autobusë turistikë u përplasën në Sharm el Sheikh, duke lënë të vdekur 33 persona dhe plagosur 41 të tjerë. Ndërsa nëntorin e kaluar mbetën të vdekur 26 persona kur një tren u përplas me një minibus dhe automjete të tjera në jug të kryeqytetit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)