KAJRO, 17 gusht /ATSH-AFP/ - Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi, akuzuar nga mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut për drejtim të një regjimi shumë represiv, riforcoi sot arsenalin e tij anti-terrorist nëpërmjet një ligji të veçantë që parashikon sipas kundërshtarëve të tij për të penguar kritikët, gjithashtu dhe median.
Ky ligj i ri, dekretuar dje nga presidenti në mungesë të zgjedhjes të një Parlamenti, është vendosur ndërkohë që sulmet kundër ushtrisë dhe policisë janë shtuar, kryer kryesisht nga grupi xhihadist "Province du Sinai", degë egjiptiane e organizatës së Shtetit Islamik.
Ligji i ri nuk ndryshon shumë në thelb përsa i përket dënimeve të rënda dhe kompetencave të jashtëzakonshme të policisë dhe ushtrisë, parashikuar tashmë nga legjislacioni antiterrorist, që presidenti egjiptian, Sissi kishte ashpërsuar tashmë nëpërmjet ligjeve duke krijuar gjykatat ushtarake për civilët apo duke ndaluar dhe shtypur çdo manifestim të paautorizuar./
/ec/