KAJRO- Ushtarakët egjiptianë vranë 14 xhihadistë gjatë një përplasje të armatosur në gadishullin e Sinait, njoftoi ushtria sot.
"Madje 47 xhihadistë të tjerë u arrestuan në këto luftime që u zhvilluan dje pranë Cheikh Zuvaid, në veri të Sinait", sipas agjencisë zyrtare "Mena".
Që prej rrëzimit në qershor 2013 të presidentit islamik Mohamed Morsi, Egjipti po njeh një numër shumë të lartë atentatesh që godasin forcat e rendit, mbi të gjitha në veri të gadishullit të Sinait.
Xhihadistët shprehen se kryejnë këto sulme si përgjigje ndaj shtypjes së përgjakshme që iu bë manifestuesëve pro Morsit, nga autoritetet aktuale, ku humbën jetën rreth 1 400 persona. Sipas qeverisë, më shumë se 500 policë dhe ushtarë kanë vdekur në atentate të shumta në Egjipt./ATSH/
/Shqiptarja.com