Persona të armatosur vranë sot tre gjykatës në al-Arish, në Sinain Verior, njoftoi me anë të një tweet-i televizioni arab "Al Arabiya".
Ndërkohë, Ministria e Brendshme egjiptiane, me anë të një komunikate të cituar nga agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve, MENA, konfirmoi se "tre gjykatësit janë vrarë dhe një tjetër është plagosur nga persona të panjohur, të cilët hapën zjarr ndaj veturës së tyre në qytetin Arish, në veri të Sinait".
Një komision është krijuar për gjetjen e vrasësve.
Burime të sigurisë thonë se sulmi është kryer nga ekstremistë të lidhur me ISIS-in, si kundërpërgjigje ndaj dënimit me vdekje kundër ish-presidentit islamik, Mohamed Morsi, dhënë sot nga drejtësia egjiptiane./ atsh/
/Shqiptarja.com