
Ministri i Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry konfirmoi ekzistencën e një marrëveshjeje midis Egjiptit, Izraelit dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë për të lejuar hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës përmes kalimit Rafah.
Në një intervistë me Al-Arabiya, Shoukry tha se shpresonte se ndihma do të hynte së shpejti në enklavën palestineze, por nuk dha një afat kohor.
Ai tha se Egjipti do të punojë nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara dhe në koordinim me seksionet egjiptiane dhe palestineze të Kryqit të Kuq.
I pyetur nëse shtetasit e huaj do të lejohen të largohen nga Gaza, Shoukry u tregua I kujdesshëm me përgjigjen e tij.
"Për sa kohë kalimi funksionon normalisht dhe kur struktura e vendkalimit është riparuar", tha ai.
Autoritetet egjiptiane thonë se vendkalimi Rafah u dëmtua nga katër sulme ajrore izraelite.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Egjipti konfirmon marrëveshjen me Izraelin për hyrjen e ndihmave në Gaza! Sulmi në spital do të hetohet nga OKB! Sirena alarmi në Tel Aviv








