Pas më shumë se një viti në burg në Egjipt është liruar gazetari i Al Jazeera, Peter Greste. Ai dhe dy kolegët e tij Mohamed Fahmy dhe Baher Mohamed përfunduan në pranga për akuzën se kanë ndihmuar Vëllazërisë Myslimane si dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme dhe u dënuan me 7 deri në 10 vjet.
Ndërkohë që dy kolegët e tjerë vijojnë të jenë të burgosur dhe Greste është shprehur se nuk do të ketë paqe derisa ata të lirohen. “Ai nuk do t’i harrojë dy kolegët e tij dhe nuk do të përfshihet nga entuziazmi i lirisë derisa derisa dy kolegët e tij te jenë të lirë.
Ai nuk do të heqë dorë derisa Baher dhe Mohamed Fahmy të dalin jashtë nga burgu”, -është shprehur vëllai i Peter Greste, Andrew. Grupet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore dënuan gjyqin e gazetarëve dhe Kombet e Bashkuara vunë në pikëpyetje pavarësinë e sistemit gjyqësor të Egjiptit. Ndalimi i gazetarëve ka shtuar tensionet mes Egjiptit dhe Katarit, i cili zotëron Al Jazeera-n.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com