EGJIPT - Partia Vëllazëria Myslimane në Egjipt që mbështet presidentin Mohamed Morsi ka publikuar rezultatet paraprake të cilat tregojnë se në fazën e dytë të referendumit, që u mbajt të dielën, është miratuar me 60 % Kushtetua e re e këtij vendi.

Ndërkohë Fronti Kombëtar për Shpëtim në opozitë ka paralajmëruar ankesa ndaj rezultateve të dy fazave të referendumit, për shkak të “mashtrimit dhe shkeljeve” në llogaritjen e rezultateve. Zëdhënësi i Opozitës , Amr Hamzawy, ka bërë thirrje që “Komisioni Zgjedhor të hetojë parregullsitë para se të shpallen rezultatet zyrtare”.

Drafti i miratuar nga parlamenti i dominuar nga islamistët ka përçarë vendin dhe ka shkaktuar trazira në shumë qytete. Kundërshtarët e Kushtetutës kryesisht laikë dhe liberalë thonë se dokumenti është shumë islamik dhe nuk mbron liritë dhe të drejtat e njeriut, të cilat egjiptianet synuan pas rrëzimit të Hosni Mubarakut në pranverën e kaluar.

Ndërsa përkrahësit e Mohamed Morsit thanë se Kushtetuta e re do të garatojnë demokracinë dhe do të kthejë stabilitetin në Egjipt.

Komisioni Zgjedhor i Egjiptit do t’i shpallë sot rezultatet zyrtare dhe nësë Kushtetuta miratohet atëhere zgjedhjet e reja parlamentare do të zhvillohen brenda tre muajsh.

(eç/lç/shqiptarja.com)