Ekzaktësisht një vit pas nisjes së punës për zgjerimin e Kanalit të Suezit është zhvilluar ceremonia e përfundimit të punimeve që kanë kushtuar 8 miliardë dollarë.
Edhe pse punimet konsiderohen më shumë politike sesa ekonomike, ky është zgjerimi më i madh i kanalit që prej hapjes në vitin 1869.
Zyrtari më i rëndësishëm Perëndimor që mori pjesë në ceremoni ishte presidenti i Francës, Francois Hollande.
Perëndimi nuk e ka mirëpritur rrëzimin e presidentit Mohamed Morsi dhe marrjen e pushtetit nga kreu i ushtrisë, Abdel Fattah el-Sisi.
Por, ekspertët thonë se pavarësisht rezervave kanë vendosur të bashkëpunojnë në fushën e ekonomisë me Egjiptit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com