Egjipti voton sot për presidentin

Egjipti voton sot për presidentin

EGJIPT: Egjiptianët do të votojnë sot për hërë të parë për një president, që kur ish-lideri Mubarak u largua nga pushteti në fillim të vitit 2011. Qendrat e votimit në Egjipt u hapën në orën tetë të mëngjesit për të votuar për zgjedhjen e presidentit të këtij vendi.

Në garën për president janë 13 kandidatë, edhe pse një nga kandidatët është tërhequr.

Disa nga kandidatët në garë kanë shërbyer si zyrtarë gjatë kohës së Mubarakut që qëndroi në pushtet për gati 30 vjet.

Ndërsa, kandidatët e tjerë janë përfaqësues të partive politike dhe të mbështetur nga grupet islamike.
Më shumë se 50 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë sot dhe nesër për presidentin e ri.

Rezultatet zyrtare nuk priten të dalin deri më 29 Maj.

(b.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë