Egjiptianët rikthehen në shesh
nesër balotazhi presidencial

Egjiptianët rikthehen në shesh<br />nesër balotazhi presidencial
Kairo – “Egjipti po shkon drejt ditëve shumë të vështira, që mund të jenë edhe më të rrezikshme se ditët e fundit të regjimit të Mubarakut”, deklaroi Vëllazëria Myslimane, formacioni kryesor politik i Egjiptit, mes kaosit dhe etiketimeve për grusht shteti që shkaktoi vendimi i djeshëm i gjykatës kushtetuese.

Këtë fundjavë, një njeri që ka qenë kryeministër kur Mubarak ishte president mund të bëhet presidenti i ri i Egjiptit dhe betimin si president nuk do ta bëjë para parlamentit që u zgjodh për herë të parë nga populli, por para një Këshilli ushtarakësh.

Ky është skenari, krejt real, që mund t’u shfaqet para syve të egjiptianëve pas vendimeve të djeshme të gjykatës kushtetuese që shpërndau parlamentin dhe nuk lejoi zbatimin e ligjit të lustracionit, që do të largonte nga gara presidenciale ish-kryeministrin Ahmed Shafik. Menjëherë pas vendimit, Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura deklaroi se ai merr përsipër pushtetin legjislativ deri sa të zgjidhet parlamenti i ri.

46% të vendeve të parlamentit që do të shpërndahet i ka fituar partia përfaqësuese e Vëllazërisë Myslimane e cila i ka thirrur njerëzit në protestë sot, pas lutjeve të së premtes. Njerëzit u mblodhën që dje në sheshin e famshëm Tahrir, por sot do të duket forca e vërtetë e protestës.

Kandidati islamik për president, Mohamed Morsi, tha se “një pakicë e vogël po përpiqet të korruptojë vendin dhe të na kthejë pas, ne do të shkojmë drejt kutisë së votimit për t’u thënë jo këtyre kriminelëve”, duke iu referuar balotazhit presidencial këtë fundjavë.

Situata ka shqetësuar përtej kufijve të Egjiptit, sekretarja amerikane e shtetit Klinton ka dashur të japë një mesazh qetësues duke thënë se “nuk mund të ketë kthim pas në tranzicionin demokratik”.

Por që prej ditës së djeshme në Egjipt, siç shkruante në Twitter një banore e Kairos “ka njerëz që janë shumë të zemëruar, ka edhe që janë të lumtur, por shumica e njerëzve janë të shqetësuar, shumë të shqetësuar”.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?