Skënderbeu mori në javën e 30 të Superligës, goditjen e fundit duke mos mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar. Skuadra korçare, tetë herë kampione e vendit, u mposht 0-1 nga Egnatia, që nga ana tjetër lufton për të shmangur ‘play-off’.
“Luajtëm për fitore se ishim të mobilizuar. Patëm një javë të mirë sidomos pas ndeshjes me Partizanin. Megjithatë dalja e Berishës me të kuqe na dëmtoi shumë,”-tha Skënder Gega, trajner i Skënderbeut.
“Ndeshje mjaft e vështirë, një rival shumë I fortë, sepse Skënderbeu e kishte sot atë mundësinë e fundit për t’u ringritur. Na vendosi shumë në vështirësi,”-u shpreh Zekerija Ramadani, trajner i Egnatias.
Edhe Dinamo, ashtu si Skënderbeu, mori goditjen e fundit lidhur me shpresat për mbijetesë. ‘Nëndetësja’ u mposht 0-1 nga Teuta, kampionia në fuqi që këtë fund kampionati ka hyrë në zonën e rrezikut.
“Më vjen keq shumë për lojtarët sepse tentuam të prodhojmë lojë dhe të luajmë mirë. Ndikoi edhe fakti se patëm lojtarë të rinj në fushë,”-deklaroi Rodolfo Vanoli, trajner i Dinamos.
“E nisëm lojën pakët vakët, por pas minutës së 30 filluam të interpretonim më mirë, duke ardhur edhe rasti i Emiljanos. Normalisht që mund të kishim bërë më mirë, por në këto pozita që ndodhemi ishte shumë e rëndësishme fitorja,”-tha Renato Arapi, trajner i Teutës.
Sfida tjetër e ditës së dielë mes Tiranës dhe Kastriotit u mbyll 0-1.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
53.9%
-
JO
40.3%
-
NUK E DI
5.7%
Vota total: 2821
Lajme të tjera
-
Pak orë pasi njoftoi largimin e Longos, Kukësi rikthen ish-trajnerin për sezonin e ardhshëm
28 Maj, 19:16
-
Arriti objektivin, por Partizani i druhet Kastriotit! Mehmeti: Mund të na dëmtojë! Josa debuton të shtunën: Vllaznia do ndryshojë stilin e lojës
20 Maj, 13:42
-
Me titullin në xhep, por Tirana s'e fal Vllazninë! Përfiton Partizani për Kupat e Europës, Dinamo matematikisht në Kategorinë e Parë
14 Maj, 19:17
-
‘Po shkruaj dhe po qaj’, kapiteni i Skënderbeut prek me fjalët: Më vjen keq që gjërat shkuan kështu
11 Maj, 14:12
-
Vllaznia 'likuidon' Kukësin për Europën, VAR-i tërbon verilindorët! Rënia e Skënderbeut, Gega akuza të forta: Arbitri Jorgji ordiner
10 Maj, 11:43
-
Volejboll me atmosferë të jashtëzakonshme, Skënderbeu fiton finalen e dytë kundër Tiranës! Trajneria e bardhebluve: I ndihmuan tifozët
5 Maj, 15:13
-
Tirana barazon me Teutën, mbetet pezull festa për titullin! Tensione në fund të ndeshjes, VIDEO nga momenti kur tifozët bardheblu godasin me shishe uji arbitrin
4 Maj, 18:46
-
'Nuk dua fytyra të relaksuara', Shehi: E bukur në festojmë kundër Teutës! Gega sinjale lamtumire nga Skënderbeu në fund të sezonit
3 Maj, 16:17
-
Tension para ndeshjes së Superligës, goditet me grushte futbollisti i Egnatias në Kamzë
30 Prill, 16:07
-
Superligës i ikën tradita, diskutohet ndryshimi i formulës! Shpresë për Dinamon dhe Skënderbeun?
30 Prill, 11:44
-
Tirana bëhet gati për festë, të premten 1 pikë kundër Laçit e shpall kampione! Derbi me Dinamon, te Partizani 'qajnë' gabimet
28 Prill, 13:03
-
Barazimi me Skënderbeun, trajneri Mehmeti: Eliminimi nga Kupa rëndoi psikologjikisht futbollistët
18 Prill, 12:29