Egnatia me hap kampioni, nëntë ndeshje pa humbje! Partizani 'abonohet' me barazimet

Egnatia me hap kampioni, nëntë ndeshje pa humbje! Partizani 'abonohet' me barazimet

Skuadra e Egnatias

Barazoi 2-2 në javën e fundit të Superligës me Teutën, por Egnatia vijon të jetë në krye të Superligës shqiptare të futbollit. Rrogozhinasit janë skuadra për t'u marrë shembull këtë sezon, teksa kanë nëntë ndeshje pa humbje.

Dështimi i fundit daton më 1 tetor të këtij viti në Rrogozhinë, kur Teuta i mundte 0-1 dhe djemtë e Edlir Tetovës kanë një fazë pa humbje. Në nëntë ndeshjet e fundit Egnatia ka gjashtë fitore dhe tre barazime, me 34 pikë në krye të klasifikimit.

Në 16 ndeshjet e sezonit, rrogozhinasit kanë siguruar 10 fitore, më shumë se të gjithë rivalët, katër barazime dhe vetëm dy humbje. Sa i takon disfatave, më mirë ka bërë Partizani me vetëm një të tillë. Egnatia ka golavarazhin më të mirë (+17), duke shënuar 31 gola dhe pësuar vetëm 14. Partizani ka pësuar 13 gola duke qenë mbrojtja më e mirë.

Nga ana tjëtër, "Demat" kanë humbur terren dhe kanë pesë ndeshje që nuk fitojnë, duke u abonuar me "X". Egnatia kryeson tabelën me 34 pikë, tre më shumë se ndjekësit e Partizanit dhe padyshim rrogozhinasit janë me hap kampioni.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore