Egnatia 'nuk toleron' Bylisin në shtëpi, Vllaznisë i rrëshket fitorja nga duart në minutat e fundit përballë Kastriotit

Egnatia 'nuk toleron' Bylisin në shtëpi, Vllaznisë i rrëshket fitorja nga duart në minutat e fundit përballë Kastriotit

Janë përmbyllur dy prej ndeshjeve të rëndësishme të kategorisë superiore. Vllaznia nuk ka arritur të fitojë përballë Kastriotit në Elbasan Arena duke mos shkuar më shumë se një barazim me shifrat 2-2. Ka qenë talenti Mehdi Çoba ai i cili zhbllokoi shifrat për shkodranët në minitën e 42-të të pjesës së parë.

Katstrioti reagoi pas dy minutash duke barazuar rezultatin me anë të një penalltie të shënuar nga sulmuesi nga Mozambiku. Pjesa e dytë nisi në mënyrë perfektë për Vllazninë që riktheu avantazhin me anë të Kanias. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e shkodranëve, Redon Mihana befasoi kuqeblutë në minutën e 91-të duke i dhuruar një pikë shprese Kastriotit.

Ndërsa nga ana tjetër, Egnatia ka arritur një fitore mjaft të vlefshme përballë Bylysit duke e mposhtur me shifrat 2-0. Egnatia shënoi fillimisht me Malotën në minutën e 59-të ndërsa më pas në të 77-tën me Kasën. Pas këtij suksesi, Egnatia blindon vendin e tretë me 49 pikë teksa Bylis mbetet në vendin e nëntë me 33 pikë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?