LIVE/ Partizani 1-0 Tirana (Sidibe 26')
TIRANË - Superliga shqiptare e futbollit është në raundin e 24-t. Këtë të dielë kalendari ka rezervuar sfidën më të zjarrtë në futbollin shqiptar, derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës i cili nisi në orën 16:30 në stadiumin 'Air Albania'. Afro 8 mijë tifozë ndodhen në stadium.
Komentet më të rëndësishme të ndeshjes:
26' GOOL! Sidibe kalon në avantazh Partizanin. Një asist i Human nga mesi i fushës, bëri që Sidibe të merrte topin, të kalonte dy mbrojtës dhe të mposhtet Bekajn në portë. Sidibe gjen golin e parë me fanellën e Partizanit.
23' Altin Bytyçi i afrohet golit për Partizanin, por goditja me kokë nga brenda zonës përfundon jashtë.
22' Visar Bekaj ndal goditjen e Atanaskoskit.
19' Arbitri kryesor Juxhin Xhaja i tërheq vëmendjen trajnerit të Partizanit Oltijon Kërnaja, për protestat e këtij të fundit.
12' Isgandarli shënon gol për Partizanin, por Xhaja sinjalizon pozicion jashtë loje që konfirmohet edhe nga VAR-i.
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga Tirana.
Pragndeshja:
Sfida e sotme do jetë përballja e 211-të në historinë mes këtyre skuadrave, me takimet që datojnë që prej 80 viteve më parë. Deri më sot, janë luajtur 210 përballje direkte mes dy ekipeve. Partizani ka regjistruar 83 fitore, Tirana ka triumfuar në 62 raste, ndërsa 65 ndeshje kanë përfunduar me barazim.
Derbi vjen në një moment të ndryshëm për dy klubet. Partizani me 30 pikë ndodhet në vendin e pestë në klasifikim, ndërsa Tirana me 21 pikë mban pozitën e tetë dhe vetëm një javë më parë la zonën e ftohtë. Sfida e fundit mes tyre foli për Partizanin, me të kuqtë që fituan 0-2 më 7 dhjetor me golat e Human dhe Skukës, për t'i dhënë trajnerit Oltijon Kërnaja fitoren e parë në derbi.
Masat - Policia e kryeqytetit i ka shoqëruar grupimet e tifozëve ultras, 'Fanatics' dhe 'Guerrils' në rrugë të ndryshme drejt stadiumit, për të shmangur kështu një përplasje mes tyre.
Arbitri - Arbitri i FIFA-s, Juxhin Xhaja, do të drejtojë derbin mes Partizanit dhe Tiranës. Ndihmësa të tij do jenë Rejdi Avdo dhe Arbër Zalla, arbitër i katërt do jetë Dritan Grimci.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Ismaili, Skuka, Kola, Isgandarli, Human, Sembene, Sidibe, Qaka Trajner: Oltijon Kërnaja
Tirana: Bekaj, Vera, Ndong, Cortes, Myslovic, Rafael, Emmanuel, Vogli, Tabekou, Kresic, Kobiljar Trajner: Ardian Nuhiu
Superliga, raundi i 24-t:
E shtunë, 14 shkurt 2026
13:30 Vora 1-1 Egnatia
16:30 Teuta 2-1 Bylis
E diel, 15 shkurt 2026
16:30
Dinamo - Flamurtari
Partizani - Tirana
19:30 Vllaznia - AF Elbasani
Renditja:

Nisja e derbit mes Partizanit dhe Tiranës solli edhe koreografitë e tifozëve ultras. Ata të Partizanit, 'Guerrils' shfaqën një pankartë me disa nga legjendat ndër vite të klubit, me simbolikën e yllit. Ndërsa 'Fanaticsat' e Tiranës kishin veshur sektorin e tyre me flamuj bardhblu.

Në prag të derbit mes Partizanit dhe Tiranës (sot 16:30), trajnerët Oltijon Kërnaja dhe Ardian Nuhiu kanë bërë me dije edhe formacionet zyrtare të sfidës. Redon Xhixha është në stol për Tiranën, kjo për shkak dëmtimi.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Ismaili, Skuka, Kola, Isgandarli, Human, Sembene, Sidibe, Qaka Trajner: Oltijon Kërnaja
Tirana: Bekaj, Vera, Ndong, Cortes, Myslovic, Rafael, Emmanuel, Vogli, Tabekou, Kresic, Kobiljar Trajner: Ardian Nuhiu
Arbitri i FIFA-s, Juxhin Xhaja, do të drejtojë derbin mes Partizanit dhe Tiranës. Ndihmësa të tij do jenë Rejdi Avdo dhe Arbër Zalla, arbitër i katërt do jetë Dritan Grimci.
Komente










