Egnatia ka fituar me përmbysje 3-2 sfidën kundër Erzenit për javën e 21 të Superligës, duke rritur diferencën në krye me Partizani ndjekës pasi të kuqtë barazuan me Vllazninë. Pas fitores me shijakasit, ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova shkoi në kuotën e 46 pikëve, 10 më shumë se Partizani i vendit të dytë.
Ndërkohë po sot janë luajtur edhe disa ndeshje të kategorisë së parë ku Bylisi i dha një goditje 2-0 Vorës që pretendon të ngjitet në Superligë. Sakaq fitore mori edhe Elbasani që ia doli 0-1 në fushën e Burrelit, ndërsa Flamurtari barazoi 0-0 me Besën e Kavajës.