Egnatia në javën e 10 të Superligës ka shkundur nga themelet Partizanin, pasi rrogozhinasit e Shpëtim Duros kanë mposhtur me rezultatin 3-0 të kuqtë. Kryeqytetasit në këtë sfidë vinin si favoritë, por u shtangën dy herë brenda pjesës së parë me Fernandon fillimisht i cili ktheu në gol në penallti të dyshimtë për pozicion jashtë loje dhe më pas Zejnullahi, i cili finalizoi një aksion ku pati mjaft dyshime për faull. Gjithsesi në pjesën e dytë Partiznai s’pati forcë të reagonte dhe Zejnullahi me ‘dopietën’ personale finalizoi shifrat në 3-0.
Për Egnatian e Duros kjo është fitorja e dytë rradhazi, ndërsa Partizani pavarësisht disfatës vijon në krye të kampionatit. Humbja me këto shifra tregon se ka shumë punë për t’u bërë, por ‘demat’ nuk duhet të qajnë shumë, pasi të enjten i pret Laçi për javën e 11 të Superligës.
Ndërkohë po të dielën, Tirana ndjekëse e Partizanit, u rikthye te fitoret duke mposhtur me shifrat e thella 4-1 Kukësin. Fillimisht realizoi Hasani për bardheblutë, ndërsa Basa riktheu baraspeshën e përkohshme në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë Behiratche, Patrick dhe në Limaj nderuan kampionët në fuqi. Me këtë fitore Tirana shkoi në kuotën e 18 pikëve, 1 më pak se Partizani kryesues.
Të enjten Tirana pret në kryeqytet Egnatian, ndërsa po për llogari të javës së 11 të Superligës të mërkurën luhen sfidat Bylis-Teuta dhe Erzeni-Kastrioti.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
24.8%
-
Jo
67.5%
-
Nuk kam mendim
7.6%
Vota total: 2471
Lajme të tjera
-
Teuta eliminon Erzenin, plotësohen 8 ekipet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë! Spikat Partizani-Vllaznia
3 Shkurt, 18:02
-
Flamurtari i vajzave 'bën ligjin' në Ligën Unike, Tirana e pëson keq në Vlorë! Trajneria Hasanaj: Tani objektiv fitimi i kompeticionit
3 Shkurt, 13:44
-
VIDEO/ Partizani shumë i fortë për Korabin, 3 gola në kompleksin e kuq për Kupë
2 Shkurt, 14:59
-
VIDEO/ Partizani, Tirana dhe Laçi bëjnë detyrën, Kukësi 'shuplakë' Apolonisë! 6 skuadrat e kualifikuara në Kupën e Shqipërisë! Çiftet çerekfinaliste
2 Shkurt, 14:56
-
Partizani kënaq Colella-n, veç Mba afron një sulmues nga Hungaria
2 Shkurt, 10:30
-
Kukësi kërkon vetëm fitoren, luhen sot gjashtë ndeshje në Kupën e Shqipërisë! Tirana dhe Partizani 'shëtitje'
2 Shkurt, 09:30
-
Tjetër 'firo' te Partizani, klubi bullgar paguan klauzolën e Arinaldo Rrapaj
1 Shkurt, 16:07
-
Mbyllet java e 19/ Partizani s'përfiton nga humbja e Tiranës, Erzeni mposht dhe parakalon Vllazninë në renditje! Kastrioti i fundit (TABELA)
31 Janar, 10:47
-
Katër ndeshje pa fitore, habit Giovanni Colella: Jam shumë i lumtur me paraqitjen, Partizani për titull
30 Janar, 21:57
-
VIDEO/ Partizani 'harron' të fitojë, Erzeni trondit Vllazninë! Laçi përmbys Teutën mes 7 golash
30 Janar, 21:28
-
VIDEO/ Laçi përmbysje spektakolare kundër Teutës, 7 gola vendosin ndeshjen në Kurbin
30 Janar, 15:27
-
'Kemi bërë sezon të pranueshëm', Giovanni Colella: Partizani nuk mund të bëjë më keq se kaq
29 Janar, 20:12