Nis sot edicioni i ri futbollistik në vend që do të jetë i 85-ti. Sfida hapëse e sezonit 2023-2024 është Egnatia-Skënderbeu që do të luhet në Rrogozhinë duke nisur nga ora 17:00 ndërsa në mbrëmje në orën 20:00 Vllaznia e drejtuar nga Migen Memelli do të presë Kukësin.
Java e parë që duhej të ishte zhvilluar që fundjavën e kaluar vijon nesër me dy sfida të tjera ku spikat derbi i kryeqytetit Dinamo-Tirana ndërsa Laçi pret Erzenin.
Sfida mes Partizanit e Teutës është shtyrë nga FSHF me konsensus edhe mes klubeve për shkak se kampionët në fuqi janë të impenjuar në Europë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Ky do të jetë një edicion me risi dhe eksperimental njëkohësisht pasi për të shpallur fituesin e titullit kampion do të luhet një fazë play-off. Katër ekipet e renditura më mirë do t’u zerohen pikët dhe do të përballen me njëra -tjetrën në “Air Albania” për të përcaktuar fituesin.
Pra 36 javë javë kampionat nuk do të jenë të mjaftueshme që ekipi që e mbyll në vend të parë të shpallet kampion. Edhe zona e Europës po ashtu do përcaktohet nga kjo fazë play-off. Partizani është kampioni në fuqi dhe gjithë ekipet e tjera do tentojnë të rrëzojnë të kuqtë nga froni.
Pak përpara nisjes së sezonit kreu i FSHF-së Armand Duka ka pasur një mesazh për të gjithë aktorët dhe është shprehur i bindur për një sezon emocionues dhe fair-play. E drejta televizive e kampionatit për tre vitet e ardhshme është shitur vetëm dy ditë përpara startit.
Përgatiti Andi Kapxhiu
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)