Egon Gjadri, inxhinieri që bindi grekët për ujërat e përbashkëta vlerësohet me çmimin 'Nderi i Akademisë së Shkencave'! Projektoi 55 vepra ndërtimore

Egon Gjadri, inxhinieri që bindi grekët për ujërat e përbashkëta vlerësohet me çmimin 'Nderi i Akademisë së Shkencave'! Projektoi 55 vepra ndërtimore

Egon Gjadri

Në bazë të një tradite tashmë të re të krijuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, sot u nderua edhe profesori dhe inxhinieri i njohur Egon Gjadri, një ndër personalitetet e shkencës shqiptare. Ai është ndër ato figura që i vinë rrallë herë këtij vendi. Inxhinier dhe Profesor Egon Gjadri ka qёnё njё ndёr personalitetet shkencore-inxhinierike mё tё spikatura tё gjysmёs sё dytё tё shek. XX nё vendin tonё.

Por kush është profesori dhe inxhinieri i shquar shqiptar Egon Gjadri?

Egoni u lind nё Tiranё me 23 Maj 1935, ku kreu dhe gjimnazin “Qemal Stafa” mё 1953, e mё pas ndoqi studimet e larta dhe u diplomua me rezultate te shkelqyera mё 1958, si inxhinier ndёrtimi nё Fakultetin e Inxhinierisё të Universitetit  Shtetёror tё Tiranёs. Duke ndjekur gjurmёt e babait te tij, inxhinierit dhe konstruktorit të mirënjohur të Urave Prof. Gjovalin Gjadrit, edhe Egoni do tё ishte njё studiues pasionant i shkencave inxhinierike si dhe i atyre matematike-fizike. Kёto do t’i vinin themele tё shёndosha punёs sё tij si projektues profesor e drejtues studimesh tё thelluara inxhinierike dhe autor librash qё ai i realizoi me pёrkushtim profesional e atdhetar.

I sapo diplomuar në moshë tepër të re Inxh. Egoni do tё bёnte pjesё nё grupin e projektimit tё hidrocentraleve pranё Ministrisёsё së Ndёrtimit, fillimisht i angazhuar me hidrocentralin e Shkopetit e mё vonё me dy hidrocentralet e Bistricёs, ku ai dallohet vecanerisht në projektimin e tuneleve tё kёtyre veprave, por jo vetёm.

Ndёrkohё, gjatё viteve 1960 në moshë tepër të re punon intensivisht si bashkёautor i skemёs sё shfrytёzimit tё kaskadёs sё lumit Drin, vepёr madhore kjo e inxhnierisё shqiptare. Veprat hidro-energjitike tё ndёrtuara me sukses nё lumin Drin mbi bazёn e kёsaj skeme, nga hidrocentrali i Vaut tё Dejёs, i Fierzёs, i Komanit dhe veprave tё tjera tё mёvonshme janё frut i punёs sё madhe studimore-projektuese e zbatuese tё shumё inxhinierёve dhe punonjёsve tё tjerё. Por, ndёr këta inxhinierë ka spikatur roli si kryeprojektues i Prof  Egon Gjadrit i cili nga viti 1973 do të emërohej edhe nё drejtimin e Institutit ku u projektuan kёto vepra, i njohur si Instituti i Projektimit Nr.3, ku ai fillimisht kishte detyrёn e nёn/drejtorit deri në vitin 1983 dhe nga ky vit, deri ne vitin 1993, ishte drejtor i këtij instituti.

Prof.Inxh Egon Gjadri do t’i pёrkushtohej punёs nё Institut me gjithё forcёn dhe talentin qё e karakterizonte jo vetёm nё aspektin profesional por dhe si drejtues. Rezultatet e shkёlqyera tё punёs sё tij janё vlerёsuar tepër lart dhe ai ёshtё nderuar, veç tё tjerave, edhe me dy çmime tё Republikёs tё shkallёs sё parё. Nё Institut, Egoni, vazhdoi pa ndёrpreje punёn si projektues. Ai ka qёnё firma kryesore veçanёrisht nё studimin dhe projektimin e tuneleve hidroteknike tё devijimit e shkarkimit tё plotave (me kapacitete pёrcjellёse tё larta, mbi 1800 m3/sek), si dhe atyre tё sjelljes sё ujit nё turbinat, nё hidrocentralet e Fierzёs dhe Komanit, por dhe nё vepra tё tjera tё rёndёsishme nё nyjet hidroteknike tё Banjёs dhe Bovillёs. Nё total, gjatë punës së tij 50 vjeçare Egon Gjadri ёshtё kryeprojektues i rreth 55 veprave ndёrtimore. Veprimtaria e gjerё dhe me nivel tё lartё shkencor-projektues e tij pёrfshin edhe njё sёrё studimesh tё realizuara si projekt-ide pёr disa hidrocentrale tё tjerё nё lumenj kryesorё tё vendit apo degё tё tyre.

Prof. Inxh Egon Gjadri do tё ishte firmё e kёrkuar edhe pёrtej fushёs sё Hidroteknikёs. Kёshtu, ai ёshtё projektues kryesor edhe i shumё tuneleve hekurudhorё e rrugorё tё ndёrtuar gjatё viteve 1970-1990 nё vendin tonё. Tё tillё janё tuneli hekurudhor i Qafё-Thanёs me gjatёsi 3019 m, ai i hekurudhёs Milot-Klos, 1040 m, si dhe i rreth 20 tuneleve te tjerё hekurudhorë dhe rrugorё.

Pёrvojёn e tij shumё tё pasur dhe tё dobishme studimore e projektuese, Prof. Inxh Egon Gjadri e ka lёnё tё shkruar nё disa libra e publikime qё u pёrkasin dy fushave inxhinierike qё ai iu pёrkushtua: Infrastrukturёs tё transportit dhe Hidroteknikёs.

Tё tillё janё: “Tunelet, I dhe II” (1972), Ura dhe Tunele” (1982), “Digat prej betoni me gravitet nё bazamente shkёmbore” (2002), “Veprat e derivacionit me presion nёhidrocentrale” (2004), “Llogaritja e digave hark me metodёn e ngarkesave provё” (2006), “Veprat e devijimit dhe shkarkimit tё plotave nё disa hidrocentrale tё vendit tonё” (2011). Po kёshtu ai ёshtё bashkëautor nё hartimin e disa kushteve teknike tё fushёs sё ndёrtimit, si dhe tё Rregullores sё Shkarkimit tё plotave pёr hidrocentralet e ndёrtuara nё lumin Drin.

Volumi i punes se tij studimore dhe Shkencore arrin në rreth 4000 faqe, rreth 50% e të cilit përbëhet nga projektet inxhinierike të Profesorit në të gjithë Shqipërinë, ndërsa pjesa tjetër përbehet nga studime teorike tepër origjinale në fushën e shkencës së hidroteknikës.

Një moment i rëndësishëm në karrierën e tij është dhe nënshkrimi më datë 12 Janar të vitit 1989 me palën Greke i marrëveshjeve tepër të rëndësishme për shfrytëzimin e ujërave të përbashkët. Prof Egon Gjadri në atë kohë ishte Kryetar i Komisionit që trajtonte Problemet e Ujërave ndërkufitare me vendet fqinje.

Vlerёsimi nga Akademia e Shkencave pёr Profesorin dhe Inxhinierin Egon Gjadri duke e nderuar atё me çmimin “NDERI I AKADEMISЁ” është plotёsisht i merituar. Ky çmim është  edhe një vlerësim pёr atё plejadё tё shkёlqyer tё inxhinierёve dhe ndёrtuesve tё veprave madhore hidro-energjitike tё ndёrtuara nё vendin tonё, pёrfaqёsues i denjё i sё cilёs ёshtё Profesori dhe Inxhinieri Egon Gjadri.

Profesori ka ndërruar jetë në nëntor të vitit 2015.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 17/05/2024 10:15

    Lindi, Egon Gjadri eshte vete ai qe ka projektuar uren e madhe mbi Lane..

    Përgjigju
  • Anna: 16/05/2024 23:52

    Mesa kuptopva inxhinieri ka nderruar jete ne 2015 tani I jepet çmimi I nderit

    Përgjigju
  • Lindi: 16/05/2024 21:55

    Shumë mirë që nderohen mëndjet e ndritura. Më duket se KY është djali i inxhinjer Gjadrit që ka projektuar urën e madhe mbi lanë, në bulevardin e tiranës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet