Niko Pojani: Jeta dhe veprimtaria Shkencore e Prof. Inxh. Egon Gjadrit

Niko Pojani: Jeta dhe veprimtaria Shkencore e Prof. Inxh. Egon Gjadrit

Egon Gjadri

Më 16 maj 2024, në kuadër të 60-vjetorit të anëtarësisë së Shqipërisë në Komitetin Ndërkombëtar të Digave të Mëdha (ICOLD), Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë i akordoi  Profesor – Inxhinier EGON GJADRIT (pas vdekjes) Diplomën  “NDERI I AKADEMISË SHQIPTARE TË SHKENCAVE “ me motivacionin:

“BASHKËHARTUES I SKEMËS SË SHFRYTËZMIT TË ENERGJISË UJORE NË RRJEDHËN E LUMIT DRIN ; ME KONTRIBUT ORIGJINAL TEKNIKO -SHKENCOR PËR PROJEKTIMIN E TUNELEVE  TË VEPRAVE TË MËDHA HIDROTEKNIKE DHE TË KONSTRUKSIONEVE TË TJERA HEKURUDHORE E RRUGORE; SI DHE PËR ORGANIZIMIN DHE DREJTIMIN PROFESIONAL TË EKIPEVE TË SUKSESSHME PËR PROJEKTIMIN E DIGAVE MË TË MËDHA TË VENDIT TONË,SI DREJTUES I SUKSESSHËM NË ZBATIMIN KRIJUES TË SHKENCËS NË PROJEKTIM.”

Profesor Inxhinier Egon Gjadri ka lindur në Tiranë më 23 Maj 1935..

Nëna e tij Zejnepe Toptani, ishte vajza e Abdi Toptanit, i njohur si veprimtar i shquar i çështjes kombëtare,firmëtar i deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ministër i Financave  në qeverinë e parë të Ismail Qemalit.

Babai i tij, Profesor Gjovalin Gjadri ka qenë inxhinieri dhe konstruktori i famshëm i urave që ka projektuar dhe ndërtuar disa nga urat kryesore në Shqipëri :

si drejtimin  dhe zbatimin e projektit të  urës së Matit,(Zogut),projektimin e zbatimin e Urës se Gomsiqes, urën e Mbrostarit, urën e Rrogozhinës, urën e madhe pranë ish Hotel Dajtit në bulevardin kryesor të Tiranës “ Dëshmorët e kombit” ,urën e re te Gomsiqes, etj             

Në vitin 1953 , Egon Gjadri perfundon me rezultate të shkelqyera  studimet e  shkollën së mesme , në gjimnazin “ Qemal Stafa “.në Tiranë.

Përveç pasionit dhe prirjeve në shkencën e Inxhinierisë së Ndërtimit, Profesor- Inxhinier EGON GJADRI ka qenë një qytetar me shumë pasione në jetë.

Gjatë viteve të rinisë   EGON GJADRI kishte pasion sportet, shahun, por sidomos volejbollin,ku arriti të ishte edhe një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës së Tiranës dhe Ekipit përfaqësues të Shqipërisë  në vitet 50’.

Por pasioni i përhershëm i tij,deri në fund të jetës përvec shkencës së Inxhinierisë së Ndërtimit, ishin edhe  Matematika, por sidomos Shkenca e Fizikës dhe Astronomia.

Në vitin 1958,  perfundon studimet e lartauniversitare dhe diplomohet, gjithashtu me rezultate të shkëlqyera, në Fakultetin e Inxhinierisë së ndërtimit në Universitetin  Shtetëror të Tiranës.

Menjëherë pasi mbaron studimet, INXH EGON GJADRI  në muajin Shtator te vitit 1958 fillon punën si Inxhinier  në grupin e  projektimit tё hidrocentraleve pranё Ministrisё sё Ndёrtimit, ku fillimisht do angazhohet në grupin e projektimit të Hidrocentralit të Shkopetit.

Pas angazhimit në grupin e projektimit të hidrocentralit të Shkopetit, Inxhinier EGON GJADRI do të caktohet  anëtar i grupit të punës për projektimin e dy hidrocentraleve të Bistricёs, ku ishte ndër bashkëprojektuesit  e tuneleve , si dhe disa elemente të tjera në këto vepra.

Duke filluar nga vitet 1960, Inxhinier EGON GJADRI punon intensivisht si bashkёautor i shumë studimeve, ku ja vlen të veçohet studimi i shfrytëzimit hidroenergjitik tё lumit Drin, por edhe si autor i hartimit të shumë skicë - ideve, projekt - ideve,e projekteve teknike të Hidrocentraleve.

Ndër shumë inxhinierë kryeprojektues e zbatues veprash të tilla në vite,si Prof. Petrit Radovicka, Prof.Farudin Hoxha, Prof.Emin Mysilu,Prof Ismail Ahmeti, Prof.Kujtim Bejtaj, merita të veçanta si kryeprojektues ka patur edhe Profesor-Inxhinier EGON GJADRI, i cili nga viti 1973 do të emërohej Drejtues i Institutit të Projektimit dhe Ndërtimit të Hidrocentraleve, ku u projektuan kёto vepra, në të cilin ai fillimisht u ngarkua me detyrёn e zv /drejtorit deri në vitin 1983 dhe nga ky vit, deri në vitin 1993, u ngarkua me detyrën e Drejtorit të ketij Instituti.

Si drejtues i Institutit të Projektimit dhe Ndërtimit të Hidrocentraleve për 20 vite me radhë, Profesor- Inxhinier EGON GJADRI punoi me përkushtim, me të gjithë forcën dhe talentin qё e karakterizonte, jo vetёm si drejtues, por edhe si specialist.

Në keto vite, Profesor- Inxhinier EGON GJADRI vazhdoi të ishte firma kryesore, veçanёrisht nё studimin dhe projektimin e tuneleve hidroteknike.

PROFESOR ING.EGON GJADRI ESHTË KRYEPROJEKTUESI I TË GJITHË TUNELEVE TË DEVIJIMIT E SHKARKIMIT TË PLOTAVE ME KAPACITETE PËRCJELLËSE TË LARTA, MBI 1800 M 3 /SEC SI DHE I TUNELEVE TË SJELLJES SË UJIT NË TURBINAT NË HIDROCENTRALET E FIERZËS E KOMANIT.

Ai gjithashtu është bashkëautor, edhe nё vepra tё tjera tё rёndёsishme: si në Nyjet hidroteknike tё Banjёs dhe Bovillёs, deri tek skicë-idea për hidrocentralin e Skavicës.

Profesor- Inxhinier EGON GJADRI ka qenë firmё e kёrkuar edhe pёrtej fushёs sё Hidroteknikёs, veçanërisht si projektues kryesor edhe i shumё tuneleve hekurudhorё e rrugorё tё ndёrtuar gjatё viteve 1970-1990 nё vendin tonё. Ndër veprat e këtij lloji mund të përmenden: tuneli hekurudhor i Qafё - Thanёs me gjatёsi 3019 m; tuneli i hekurudhёs Milot-Klos me gjatësi 1040 m; si dhe i rreth 20 tunele të tjerё hekurudhorë dhe rrugorё.

Profesor - Inxhinier EGON GJADRI ka qenë kryeprojektues i të gjithë tuneleve të hekurudhës Tiranë- Pogradec.

NË ARKIVËN QENDRORE TEKNIKE TË NDËRTIMIT JANË AFRO 80 VEPRA INXHINIERIKE QË MBAJNË FIRMËN E TIJ.

Duhet të nënvizojmë gjithashtu, edhe marëdhëniet  tepër pozitive e të dobishme të Prof Egon Gjadrit, me kolegët e tij inxhinierë, jashtë Shqipërisë, të cilat ishin të shpeshta si për arësye pune , por dhe për shkak të pjesmarrjes së tij të shpeshtë në aktivitete shkencore e konferenca ndërkombëtare.

Vlen të vecojmë marëdheniet e shkëlqyera te bashkëpunimit dhe të shkëmbimit të eksperiencave me kolegët e tij Francezë të Instituteve homologe të Parisit e Grenoblës.

Veprimtaria shkencore e botuese e Prof Egon Gjadrit

Pёrvojёn e tij shumё tё pasur dhe tё dobishme si studiues, projektues e zbatues, Profesor- Inxhinier EGON GJADRI e ka lёnё tё shkruar nё disa libra e publikime qё u pёrkasin dy fushave inxhinierike të cilave ai ju  pёrkushtua: Infrastrukturёs së transportit dhe Hidroteknikёs.

Duke filluar nga viti 1972, bazuar në përvojën vetiake dhe si bashkëprojektues për hidrocentralin e Shkopetit dhe dy hidrocentralet e Bistricës e më tej, Profesor- Inxhinier EGON GJADRI hartoi dhe publikoi në dy vellime studimin me titull: “ Llogaritja Statike e veshjeve monolite të tuneleve”.

Në vitin 1982, Profesor- Inxhinier EGON GJADRI hartoi dhe publikoi librin: “Ura dhe Tunele”.

Në vitin 2002, Profesor- Inxhinier EGON GJADRI hartoi dhe publikoi librin: “Digat prej betoni me gravitet nё bazamente shkёmbore”.

Në vitin 2004, Profesor- Inxhinier EGON GJADRI hartoi dhe publikoi librin: “Veprat e derivacionit me presion nё hidrocentrale” .

Në vitin 2006, Profesor- Inxhinier EGON GJADRI hartoi dhe publikoi librin: “Llogaritja e digave hark me metodёn e ngarkesave provё”.

Në vitin 2011, Profesor- Inxhinier EGON GJADRI hartoi dhe publikoi librin: “Veprat e devijimit dhe shkarkimit tё plotave nё disa hidrocentrale tё vendit tonё” .

Profesor- Inxhinier EGON GJADRI është gjithashtu bashkëautor nё hartimin e disa Kushteve Teknike tё fushёs sё ndёrtimit, si dhe i Rregullores sё shkarkimit tё plotave pёr hidrocentralet e ndёrtuara nё lumin Drin.

Vëllime i përgjithshëm punimeve të tij studimore - shkencore dhe projektuese arrin në rreth 4000 faqe, nga të cilat rreth 50% janë projekte inxhinierike të Profesorit që janë zbatuar në të gjithë Shqiperinë, ndërsa pjesa tjetër u përket studimeve teorike tepër origjinale në fushën e shkencës së Hidroteknikës .

Për të gjithë këta tregues të arritur prej tij,Inxhinier  EGON GJADRIT,Komisioni i Lartë i Atestimit i dha titujt shkencorë “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” dhe “Profesor, ndersa ne vitin 1995 duke marrë parasysh gjithë veprimtarinë e tij projektuese dhe shkencore, nga komisioni i kualifikimit shkencor i akordohet titulli “ Drejtues Kerkimesh Shkencore”

Profesor- Inxhinier EGON GJADRI ka qenë anëtar i Komisionit Shtetëror për shfrytëzimin e ujërave ndërkufitarë me vendet fqinje, në të gjithë vitet e funksionimit të tij, si dhe drejtues i këtij komisioni në vitet 1985 -1990.

Ndër arritjet kryesore të atij komisioni mund të përmenden marrëveshjet dhe dakordësimet dypalëshe me ish Jugosllavinë për ndërtimin e digave të larta në kaskadën e lumit Drin.

Me rëndësi ka qenë edhe pjesëmarrja e Profesor- Inxhinier EGON GJADRIT në grupin negociator me palën Greke për shfrytëzimin e ujërave të përbashkëta të lumit të Vjosës.

Profesor-Inxhinier EGON GJADRI përfaqëson njё ndёr personalitetet shkencore- inxhinierike mё tё spikatura tё gjysmёs sё dytё tё shek. XX nё vendin tonё.

Për kontributet e mëdha për vendin e tij, Profesor – Inxhinier EGON GJADRI është vlerёsuar disa herë me medalje, urdhëra e dekorata, si dhe me urdhërin  “Flamuri i Kuq i Punës” i Klasit të Parë.

Gjithashtu “ Për punë të shquar si drejtues i punës studimore dhe shkencore e sidomos për projektimin e Hidrocentralit të Fierzës e Komanit “ i janë akorduar dy çmime te Republikës së Shkallës  së parë.

Profesor– Inxhinier EGON GJADRI ka ndërruar jetë më 9 nëntor të vitit 2015.

Veprimtaria e Prof. Inxh. Egon Gjadrit,për afro gjysëm shekulli, si projektues dhe realizues veprash inxhinierike, si Profesor, si drejtues studimesh të thelluara inxhinierike, si autor i shumë librave  me karakter shkencor që mbajnë autorësinë e tij, na jep modelin më tipik të një shkencëtari që jetën e tij ja kushtoj atdheut  të tij.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gjeorgji, protestuesit pro-BE-së mbrojnë gruan e moshuar nga uji i autobotëve të policisë

VIDEO/ Gjeorgji, protestuesit pro-BE-së mbrojnë gruan e moshuar nga uji i autobotëve të policisë