Lideri i opozitës izraelite, Gadi Eisenkot, thotë se nuk sheh ndonjë “kërcënim të menjëhershëm” nga Irani.
“Kërcënimi iranian është kërcënimi më serioz për shtetin e Izraelit, por në këtë moment nuk shoh një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm për shtetin e Izraelit, që do të kërkonte veprime përpara se të formohet një qeveri”, tha Eisenkot në një konferencë për shtyp.
"Kërcënimi më serioz nga Irani janë ato 440 kg uranium të pasuruar që ende nuk janë shkatërruar ose hequr. Ne duhet të përqendrohemi tek ato", theksoi Eisenkot.
Të dielën, bisedimet midis partive të kryeministrit në detyrë Benjamin Netanyahu dhe Eisenkot për të formuar një qeveri uniteti përfunduan pa një marrëveshje.
Eisenkot ka afat deri më 6 dhjetor për të formuar një qeveri me mundësinë e një zgjatjeje 14-ditore, pasi zgjedhjet e tetorit i dhanë bllokut të tij 48 vende - 13 më pak se shumica e nevojshme për formimin e qeverisë.
Lajmi kryesor:
Izrael, Eisenkot përgatitet të shpallë koalicionin e ri! Synon votimin brenda 48 orësh për të shmangur manovrat politike të Netanjahut










