Ekipet e kërkim-shpëtimit në kërkim të një mrekullie, shkon në 11 numri i viktimave në Miami, 150 persona ende nën rrënoja

Ekipet e kërkim-shpëtimit në kërkim të një mrekullie, shkon në 11 numri i viktimave në Miami, 150 persona ende nën rrënoja

Prej ditësh në kërkim të personave nën rrënoja në ndërtesën 12 katëshe në Miami, tanimë punëtorët e kërkim-shpëtimit I kanë varur të gjithë shpresat e tyre në një mrekulli, që të bllokuarit nën rrënoja të jenë të strehuar nën boshllëqe të ndërtesës së shembur dhe të jenë gjallë ende. Edhe pse orë parë mundësitë që ata të jenë ende të gjallë zvogëlohen.

Bilanci I viktimave ka arritur në 11 ndërsa, që nga e enjtja asnjë person nuk ka dalë I gjallë nga rrënojat.  Ndërkohë që më shumë se 150 persona janë ende të zhdukur dhe zyrtarët thonë se ata nuk pranojnë tëdorëzohen. .

"Ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë pa pushim , cderi sa të arrijnmë ta mbyllimtë mundshme në kërkimin tonë," i tha medias kryetarja e bashkisë së Miami-Dade Daniella Levine Cava. "Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon."

Për të gjetur të mbijetuarit e tjerë, forcat e kërkim-shpëtimit po përdorin qen të trajnuar, gjithashtu edhe 30 zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.

Ndërtesa e Champlain Toëers South përmbante 136 apartamente dhe 55 prej tyre u shembën të enjten duke lënë pas një grumbull të madh rrënojash.

Hetuesit federalë kanë nisur hetimet për të gjetur shkakun e shembjes dhe për të siguruar ruajtjen e provave.

Sipas ligjit të Florida-s, ndërtesat duhet të inspektohen çdo 40 vjet dhe kompleksi Champlain Toëers është ndërtuar në vitin 1980, inspektorët ishin gati të fillonin procesin e tij të riartifikimit. Por një numër raportesh mbi ndërtesën ishin bërë përpara këtij inspektimi.

Një raport i 2018 i inxhinierit Frank Morabito, i cili u bë publik të Shtunën, theksoi "një gabim të madh" në modelin origjinal të ndërtesës 12-katëshe në breg të detit, defekt i cili sipas tyre kishte penguar kullimin e ujit nga ndërtesa.

Raporti kishte deklaruar se kishte një dëmtim të madh strukturor në platformën e betonit nën kuvertën e pishinës dhe kishte  çarjeve të bollshme të kolonave, trarëve dhe mureve në garazh.

Ndërkohë, një studim i botuar vitin e kaluar nga studiuesit në Universitetin Ndërkombëtar të Florida zbuloi se ndërtesa ishte duke u zhytur me një shpejtësi prej dy milimetra në vit që nga vitet 1990, duke e dëmtuar rëndë strukturën e tij.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën