Pjesëmarrje e madhe dhe nivel i lartë në turneun e katërt ”Top Tirana Open” në taekwondo. Mbi 250 sportistë nga 8 shtete morën pjesë në kompeticionin e zhvilluar sot (të shtunën), në pallatin e sportit ”Asllan Rusi” në kryeqytet, ku më i miri doli ekipi grek, Makedoniki nga Selaniku.
Sportistët ishin nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia, Serbia, Italia, si dhe një sportist i vetëm nga Zvicra. Garat u zhvilluan për disa orë rresht, nga ora 09:00 e mëngjesit, deri në 17:00 pasdite, duke konfirmuar se niveli i turneut vazhdon të ngrihet.
Kjo ishte hera e katërt e zhvillimit të këtij turneu të kategorisë “Open”, i vetmi në Shqipëri për këtë lloj, dhe të organizuar nga Federata Shqiptare e Taekwondos dhe klubi Top Gym Sport nga Tirana, me drejtues Leo Kaprin.
Sportistët shqiptarë u paraqitën mirë në këtë turne, me pjesëmarrje të disa skuadrave si Top Gym sport, Tirana, Sun Ray, Elite Sport Academy etj.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com