Ekipi i Fiorentinës, homazhe
te hoteli ku vdiq Astori

Ekipi i Fiorentinës, homazhe<br />te hoteli ku vdiq Astori<br>
Ekipi i Fiorentinës është rikthyer në vendin ku kapiteni i tyre Davide Astori humbi jetën 2 ditë më pare nga një atak kardiak. Futbollistët dhe të gjithë pjesëtarët e stafit të Fiorentinës kanë shkuar pranë hotelin ku ndodhi ngjarja në Udine dhe kanë kryer homazhe në nder të tij.

Lojtarët janë afruar në heshtje dhe kanë qëndruar për disa minuta para disa kangjellave të hotelit ku kishin varur foto dhe fanella të Astorit, shalle të Fiorentinës dhe banderola në nder të tij. Ata kanë vendosur një banderolë, më pas kanë duartrokitur dhe janë larguar po në heshtje. Në respekt për kapitenin e tyre, klubi i Fiorentinës dhe ai Kaljarit kanë tërhequr fanellën me numër 13 dhe këtë numër nuk ta mbajë askush mbi bluzë në të ardhmen.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron