Ekipi i OKB-së, nis grumbullimin e të dhënave për krimet e ISIS-it në Irak

Ekipi i OKB-së, nis grumbullimin e të dhënave për krimet e ISIS-it në Irak

Provinca Idlib, Siri

Bëhet e ditur se një ekip hetues nga Kombet e Bashkuara do të mbledhë dhe ruajë provat e akteve të grupit terrorist të Shteti Islamik në Irak, që mund të jenë krime të luftës, krime kundër njerëzimit apo gjenocid. 

Gjithashtu në mbledhjen vjetore të OKB-së, këshilli unanimisht miratoi një rezolutë të hartuar nga britanikët, pas një viti bisedimesh më Irakun. Rrjedhimisht, iu kërkua Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që të krijojë ekipin.

Mirëpo, ekspertët kishin paralajmëruar në qershor të vitit 2016 se i ashtuquajturi Shteti Islamik ishte duke kryer gjenocid kundër komunitetit yazidi në Siri dhe Irak.

Gueterres njoftoi Këshillin e Sigurimit se ekipi hetues do të udhëhiqet nga avokati britanik, Karim Asad Ahmad Khan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim