Ekipi i Partizanit largon brazilianin
Do Karmo, s'arrin të bindë stafin

Ekipi i Partizanit largon brazilianin<br />Do Karmo, s'arrin të bindë stafin
TIRANË - Ekipi i Partizanit ka ndërprerë marrëveshjen me sulmuesin brazilian, Do Karmo, duke thënë se tashmë ai është i lirë për të kaluar me të tjera skuadra. Njoftimi i të kuqve vjen pak ditë para sfidës në transfertë ndaj Teutës.  “Sulmuesi brazilian Do Carmo ka ndërprerë aventurën me të kuqtë , teksa ka arritur marrëveshjen me klubin për të qenë Lojtar i lirë.”,-njofton Partizani. Braziliani që më parë ka qenë pjesë e Asteras Tripoli në Greqi dhe Lokomotiv Plovdiv në Bullgari nuk arriti të bindë stafin teknik.

Ai u aktivizua në ndeshjen ndaj Bylis për 24 minuta pa lënë ndonjë shenjë, ndërsa është aktivizuar edhe me ekipin e dytë, dhe krisja mes tij e klubit nisi pikërisht në sfidën e së dielës Partizani B – Tirana B, dhe largimi i tij ishte i paralajmëruar. Gjetja e gjuhës së përbashkët ka bërë që tashmë lojtari të tërheqë dokumentacionin e tij klub e të jetë lojtar i lirë. Pas “bombës” së merkatos, argjentinasit Haberkorn, ky është largimi I dytë nga Partizani.

Mazrekaj e Racic mungesat me Teutën
Skuadra e Partizanit ka kryer dje “Në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz, përgatitjet në prag të takimit të radhës ndaj Teutës. Grupi i lojtarëve ka zhvilluar në orën 14:30 një seancë të karakterit tekniko-taktik ku traineri Agostinelli ka zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli. Me ekipin sot nuk janë stërvitur Mazrekaj dhe Raçiç që është skualifikuar për takimin ndaj Teutës. Përgatitjet do të vijojnë të premten me seancën e radhës.

Aktualisht, Partizani mbetet në vendin e dytë të klasifikimit me 4 pikë më pak se Skënderbeu kryesues dhe sfida e radhës ndaj Teutës mbetet jetike në betejën për titullin pasi edhe ekipi i Gugash Maganit ka objektiv vendin e tretë për të siguruar një biletë europiane
 


Redaksia Online
(E.Ç./Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)