Ekipi i PS nis punën, 15 drejtuesit politikë në terren, disa kalojnë ‘stafetën’! 4 “të paprekurit” e Ramës komodë

Me udhëzimet e kryetarit se duhet të nisin nga puna e të rrisin angazhimin në terren, ekipi drejtues i socialistëve për zgjedhjet e 2025-ës, është shpërndarë në bazë menjëherë sapo Kryeministri Rama zyrtarizoi listën e drejtuesve politikë.

15 figurat që Edi Rama u ka besuar drejtimin në qarqe, kanë nisur të prezantohen me strukturat e partisë në zonat që do drejtojnë, e kujt nuk iu tronditën pozitat e mëparshme, vijon punën i qetë në terrenet e njohura.

Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu, dy nga tre drejtuesit që do të ketë qarku i Tiranës e kanë nisur punën së bashku me qëllim përcaktimin e detyrave, objektivave të reja dhe rienergjizimin e partisë.

Ndërsa për Elisa Spiropalin e cila veç punëve të partisë duhet të kryejë edhe detyrën e saj si kryetare e parlamentit, takimet në 4 bashkitë e tjera të qarkut Tiranë ku do të jetë përgjegjëse për rezultatin, nuk kanë nisur ende, por Shkodrës që e drejton prej dy vitesh i prezantoi udhëheqësin e ri politik, kryetarin e Bashkisë Benet Beci, i cili duhet t’i demonstrojë partisë se fitoren nuk ua sjell vetëm në bashki, por në të gjithë qarkun.

Ndryshe nga Shkodra dhe shumë qytete të tjera ku ish-drejtuesit dhe drejtuesit aktualë kanë bërë kalimin e stafetës e përgjegjësive zyrtarisht, në Durrës, kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako që do të udhëheqë edhe fushatën elektorale, dhe i besuari i socialistëve për 2021-shin Ardian Çela ende nuk kanë zhvilluar një takim të përbashkët me strukturat.

Belinda Balluku në Dibër prezantoi kolegun e saj Blendi Gonxhja, ministrin e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, si drejtuesin e ri politik, ndërsa vetë asaj iu la detyra në Fier nga Taulant Balla.

Arbjan Mazniku, Ministri për Pushtetin Vendor, të cilit për herë të parë iu besua drejtimi politik i një qarku, iu kalua zyrtarisht detyra nga Damian Gjiknuri, i cili në këto zgjedhje do të merret vetëm me organizimin e punëve të partisë.

Në Vlorë, Blendi Klosi, i la stafetën Bledi Çuçit, i cili këtë herë do të sprovohet me drejtimin e një qarku të madh, ndërsa vetë Klosi do të ketë përgjegjësinë për organizimin zgjedhor në të gjithë vendin si sekretar i përgjithshëm.

Për Beratin që Bledi Çuçi e drejton nga nga shtatori 2021, detyrat e partisë ia kaloi kryetarit aktual të bashkisë, Ervin Demo, mes të cilëve ceremonia e delegimit të detyrës u duk edhe më miqësore se mes të tjerëve.

Ndërsa Mirela Kumbaro në Gjirokastër, Pandeli Majko në Kukës dhe Ulsi Manja në Lezhë që nuk i kapi “lapsi” i kryetarit e vijojnë të drejtojnë të njëjtat qarqe, me komoditetin që i jep njohja e terrenit, nuk kanë nisur ende nga takimet.

Edhe pse në një terren të panjohur për të, punën e ka nisur edhe Taulant Balla, të cilit kryeministri Rama i ka besuar detyrën e re, atë të drejtimit elektoral të diasporës e cila voton për herë të parë në historinë e Shqipërisë. Takimet Balla i ka nisur me shqiptarët e Greqisë në Selanik e pritet t’i shtrijë edhe në shtete të tjera ku jetojnë e punojnë shtetas shqiptarë.

K.T./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oli: 23/09/2024 17:18

    Meqe opozita nuk ja vlen dhe Edi Rama duhet te largohet Nuk shkojme ne votiime dhe do jet brake ishe e madhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore