Flamurtari është fitues i Ligës Unike në basketboll për femra. Ekipi vlonjat e fiton për herë të parë këtë kompeticion, duke iu bashkuar kështu Partizanit dhe Prishtinës që e kanë fituar më parë.
Në një atmosferë me të vërtetë elektrizuese në Pallatin e Sportit në Vlorë, Flamurtari dhe Peja kanë dhuruar një ndeshje me shumë emocione, teksa është pikërisht ekipi vlonjat që merr avantazhin në pikë prej fillimit dhe e ruan deri në fund, pavarësisht rivalitetit nga ekipi kosovar.
Flamurtari e mbyll pjesën e parë në shifrat 40-34, ndërsa më i bukur është 10-minutëshi i tretë që mbyllet 56-55. Por në periudhën e fundit Flamurtari tregon se e dëshironte më shumë këtë trofe, duke u shkëputur dhe mbyllur ndeshjen në shifrat 72-62. Ka entuziazëm në parket dhe në Pallatin e Sportit, ndërsa kapitenia Memushi ngre lart kupën, ndërsa Ramos e Flamurtarit shpallet MVP e turneut. Pas ndeshjes protagonistët por edhe organizatorët shprehen mbi emocionet dhe rëndësinë e këtij turneu.

Ky ishte edicioni i 4-t i Ligës Unike në basketboll për femra, një kompeticion mes ekipeve më të mira shqiptare dhe kosovare.
S.B/Shqiptarja.comKomente

