Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi së bashku me zëvendëskryeministrin Niko Peleshi, Ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti dhe kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako morën pjesë një një event për agroturizmin.
Në fshatin Radë 1 km djathtas rrugës kryesore që të çon tek plazhi i Gjirit të Lalzit ndodhet investimi Agroturistik Huqi ku u mbajt edhe një prezantim se çfarë ofron e gjithë kjo zonë.
Në fjalën e saj Ministrja Ekonomi u shpreh se “ekonomia shqiptare ka nevojë të marrë një hov të ri, një zhvillim të ri. E kemi thënë prej shumë kohësh që duhet të gjejmë nxitës të ekonomisë që kanë të bëjnë me promovime të rëndësishme të degëve dhe sektorëve të ekonomisë si bujqësia, agroturizmi dhe turizmi”.
Ministrja Ekonomi duke theksuar se Durrësi po zmadhohet dhe përveç zonës urbane në Durrësin e sotëm ka edhe mjaft hapësira rurale, ndaj është e nevojshme të gjenden të tjerë nxitës, shprehu mendimin se agroturizmi po vjen si një shtytës i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit.
“Çdo ditë themi që Shqipëria ka shumë potenciale për të zhvilluar turizmin dhe agroturizmin, ne jemi të vetëdijshëm për biodiversitetin e pasur që kemi, ne jemi krenar për produktet tona që janë të mira dhe konkurojnë në botë. Kemi mikpritjen, një element shumë të rëndësishëm që duam ta ruajmë dhe ta promovojmë më tej. Kemi vënë re që çmohemi se jemi unik, dhe në këtë unicitetin tonë duhet të promovojmë shumë fort ato të mira që kemi.
Por sipas ministres Ekonomi kaq nuk mjafton pa një marketim më të mirë e të gjithanshëm të asaj çfarë ofron agroturizmi.
“Bashkohem plotësisht me idenë e profesorëve se kemi nevojë të marketojmë ndryshe, të marketojmë bukur me gjithë elementet e rëndësishme të marketimit dhe inovacionit që përdor sot rajoni, Europa dhe globi. Unë ju uroj shumë suksese. Besoj se do gjenden pafundësisht mënyra për të bashkëpunuar bashkë, për të nxitur iniciativa, për të kuptuar se ku mund të jenë sinergjitë midis jush dhe të tjerave të ngjashme si ju, por edhe për programe dhe mbështetje që vijnë nga qeveria për këto iniciativa” tha Ekonomi.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com