Që nga viti 2008 në Shqipëri me datë 9 Qershor është krijuar tradita e organizimit të Ditës Botërore të Akreditimit. Këtë vit fokusi i organizimit ishte tek mbështetja që akreditimi i jep autoriteteve publike dhe autoriteteve rregullatore lokale.
Ikonomi ka vlerësuar rëndësinë e akreditimit si një komponent që luan rol në drejtim të zhvillimit ekonomik të vendit. ‘’Roli i akreditimit sa vjen e po rritet dhe, nga viti në vit, në legjislacionet evropiane,akreditimi po përfshihet si një instrument tepër i rëndësishëm për krijimin e një tregu me produkte dhe shërbime të besueshme, por dhe për lehtësirat që krijon në eksportin e produkteve dhe shërbimeve, duke krijuar kështu një impakt dhe për ekonominë shqiptare’’, është shhprehur ajo.
Ikonomi ka ftuar të gjitha institucionet shtetërore që ofrojnë aktivitet të vlerësimit të konformitetit që të akreditohen, sepse vetëm kështu do mund të tregojnë performancën e tyre. Akreditimi bën të mundur që të shmangen burokracitë shtetërore dhe të rritet reputacioni. Drejtoria e Përgjithshme e akreditimit po i paraprin ngritjes së skemave të reja të akreditimit, sipas kërkesave të reja ligjore të miratuara së fundi, siç janë homologimi i makinave, inspektimi i ashensorëve, inspektimi i sistemeve elektrike, etj.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com