Ekonomi merr pjesë në ceremoninë e
ndarjes së çmimeve të projektit “IDEA”

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi ishte e pranishme sot në ceremoninë  e ndarjes së çmimeve të konkursit “Ide të reja biznesi”, i zhvilluar në kuadër të projektit IDEA, (Innovative Development for Entrepreneurs in Albania) mbështetur nga GIZ, në koordinim me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve- AIDA (institucion në varësi të MZHETTS).

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Ekonomi u shpreh entuziaste për rrugëtimin e projektit IDEA, i cili startoi  në mes të korrikut me dilemat e gjetjes së trajnerëve dhe përfshirjes të sa më shumë bizneseve start-up në konkurim, ndërsa sot ky projekt vjen me ide fituese. “Në Shqipëri pjesa më e madhe e ndërmarrjeve janë të vogla dhe të mesme. Sipas Institutit të Statistikave për vitin 2015, Shqipëria ka rreth 152 mijë  ndërmarrje aktive dhe rreth 90 % e ndërmarrjeve aktive janë mikro ndërmarrje me 1-4 të punësuar, tha Ministrja Ekonomi.

Ajo i ftoi këto biznese që të shfrytëzojnë dhe mundësitë që jep AIDA, e cila ka në dispozicion 6 lloj fondesh për zhvillimin e sipërmarrjes.

Vetëm këtë vit, AIDA ka dhënë 128 mln lekë financime në mbështetje të sipërmarrjes, përfshi dhe ato start-up.

Ndërkohë për start-up paketa e ndihmës për vitin 2016 ishte 10 mlm lekë dhe kishte 32 kompani përfituese.  Për dy vitet në vazhdim janë vënë në dispozion 25 mln lekë dhe ky financim, shtoi ajo.

Gjithashtu, Ministrja theksoi se bizneset shqiptare duhet të përdorin dhe mundësitë e tjera që janë në dispozicion, siç është regjistrimi i bizneseve në EEN (Enterprise Europe Network- Rrjeti Europian për Sipërmarrjen), një platformë ku janë të regjistruar rreth 5000 sipërmarrje nga 64 shtete të botës.

Në këtë rrjet, sipërmarrjet mund të gjejnë kompanitë që operojnë në të njëjtin sektor në vende të ndryshme dhe të bashkëpunojnë. Por nga Shqipëria pjesëmarrja është e ulët, vetëm 10 sipërmarrje, - tha Ministrja Ekonomi.

Gjithashtu si mundësi tjetër, Ministrja përmendi dhe programin COSME- programi i BE-së që ndihmon sipërmarrësit dhe ndërrmarrjet e vogla e të mesme në fazën fillestare të aktivitetit.

Aktualisht përfitimi i sipërmarrjes nga pjesëmarja në projektin COSME është sa 1/3 e angazhimit financiar vjetor që bën Shqipëria. Ministrja falenderoi GIZ dhe Ambasadën e Republikës Federale Gjermane, për mbështetjen që i jep Shqipërisë në procesin e Integrimit Europian.

Gjermania jo vetëm që mbetet një partner i angazhuar në mbështetjen europiane, por dhe kontribuon me asistencë direkte për të përafruar bazën e shtatë kapitujve të Acquis Communitare, si: për lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve, e drejta mbi ndërmarrjet, konkurueshmërinë dhe ndihmën shtetërore,  forcimin e tregut dhe zhvillimin ekonomik. 

Më tej, Ministrja  Ekonomi shpërndau 5 çmimet fituese të këtij konkursi. Fituesit ishin: Albana Mucaj, me idenë e saj për një qendër multifunksionale për fëmijë; Edlira Karaj, për një laborator krijues për fëmijë, Jona Veizi për një biznes fruta e perime të thata, Meliha Zyberi për artizanatin dhe Skënder Doci për një biznes turistik.

Në këtë projekt konkuruan rreth 100 biznese start-up dhe u përzgjodhën 17 finalistë për të paraqitur idetë e tyre para një jurie të përberë nga AIDA, Yunus Social Business, Deloitte Albania dhe GIZ, të cilët në fund shpallën vetëm 5 ide fituese. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën