TIRANE-Inaugurimi i Hotelit Privilege në zonën rezidenciale të Farkës ka mbledhur dje operatorët turistikë dhe Ministren e Ekonomisë e Turizmit Milva Ekonomi.
Hoteli ofron pajisje e teknologji akomodimi të standardeve më të fundit ndërkombëtare: suita e dhoma të cilësisë më të lartë, sallë mbledhjesh, restorant, pishinë të mbyllur, sauna e hamam. Standardet e larta të akomodimit u përshëndetën nga Ministrja Ekonomi, e cila tha se rritja e cilësisë së hoteleve është sfida e radhës së turizmit shqiptar.
“Unë besoj se gjithë operatorët dhe agjencitë që janë prezent e shikojnë që është hotel i standardeve dhe ajo që kuptuam që ajo që ministria kishte shpallur për të qënë pjesë e strukturave akomoduese në Shqipëri janë përdorur nga kjo strukturë akomoduese. Besoj ka për të ndihmuar në rritjen e numrit të turistëve në Shqipër” , tha ministrja Ekonomi.
Investitori Valdrin Pjetri tha se ambientet e hotelit, ashtu si dhe shërbimi, janë konceptuar dhe realizuar sipas standardeve më të fundit ndërkombëtare në sektorin e akomodimit.
“
Këtu kemi 22 dhoma hotel të përbëra nga dhoma standard ekzekutiv dhe suitë , kemi një kat që është BudaSpa që është dedikuar vetëm për zonë relaksi me hamam, xhakuzi, sauna dhe të gjithë facilitetet për tu ndjerë mirë dhe për një fundjavë ndryshe. Gjithashtu kemi një restorant lart me pamje të pjesës nga kodrina të superstradës. Këto janë kushtet që ne ofrojmë në hotelin tonë me 4 yje “Privileg hotel SPA”. Çmimet janë shumë konkurruese në treg. Ne kemi studiuar tregun dhe kemi dalë me çmime shumë konkurruese”, tha Valdrin Pjetri.
Hoteli Privilege është investimi i fundit i Shoqërisë “Trigen Investment” i pozicionuar 4 kilometra larg nga qendra e Tiranës në zonën lindore të saj.
[gallery]21985[/gallery]
Redaksia OnlineB.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 3543
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta nga burgu: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit! Kjo datë na bashkon kundër pushtuesve të vjetër e të rinj
28 Nëntor, 08:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim
28 Nëntor, 08:47
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit
28 Nëntor, 08:40
-
VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit
28 Nëntor, 08:36
-
Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë
28 Nëntor, 08:27
-
Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Ukrainës të rrisë mobilizimin ushtarak për të luftuar Rusinë
28 Nëntor, 08:16
-
Lufta/ Izraeli bashkëpunim me SHBA për të parandaluar Iranin nga destabilizimi i rajonit
28 Nëntor, 08:07
-
Lufta/ Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës
28 Nëntor, 08:03
-
28 Nëntor/ Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
28 Nëntor, 07:53
-
Gëzuar 28 Nëntorin! Krerët e shtetit në Vlorë për ngritjen e Flamurit, Tirana pret paradën e shqiptarëve
28 Nëntor, 07:51
-
Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë
28 Nëntor, 07:23
-
Tirana mikpret sot Paradën e Shqiptarëve, rrugët ku do të ketë ndalim qarkullimi e ku devijim i mjeteve
28 Nëntor, 07:10