Të gjithë qytetarët shqiptarë, por jo vetëm, do të kenë mundësi që në këtë sezon turistik të kenë mundësi që të shfrytëzojnë bregdetin shqiptar në plazhe publike.
Sipas Ministres Milva Ekonomi, në dispozicion të pushuesve do të ketë plazhe publike nga Velipoja në Sarandë.
“Dua ti siguroj të gjithë qytetarët se në të gjithë vijën bregdetare nga Velipoja deri në Sarandë do të ketë hapësira të dedikuara ku ata do të mund të pushojnë tërësisht falas si më parë. Në fakt vendimi i fundit i qeverisë në datë 18.05.2016 e jep qartësisht definicionin që plazhi është pronë ekskluzive e shtetit dhe e hapur për përdorim të lirë publik. Ky vendim përcakton vetëm kushtet e veprimtarisë të “stacionit të plazhit” si dhe kontratë e përdorimit që lidh njësia vendore me privatin dhe jo rregullimin e plazhit publik.Hapësirat e plazheve publike i garantohen qytetarëve përmes një vendimi të mëparshëm të qeverisë datë 28.05.2014 “Për sigurinë në det, plazhe, në ujërat e brendshme në thellësi të territorit dha gjatë ushtrimit të sporteve ujore” e përcakton shumë qartë hapësirën e asaj që ne e quajmë “plazh publik” . Në këtë vendim thuhet shprehimisht: “Çdo njësi e qeverisjes vendore, që ka në përgjegjësi administrimin e territorit të plazhit duhet të lërë në dispozicion për "plazh publik" jo më pak se 20% të territorit të përgjithshëm të plazhit.Së bashku me grupet e punës do të jem në terren për të parë respektimin e kësaj hapësire prej 20% për “plazhet publike”. tha ajo në një intervistë për Tema Online.
Ekonomi thotë se ky sezon i ri turistik parashikohet që të jetë i suksesshëm dhe se numri i turistëve që do të frekuentojnë vendin tonë do të jetë më i madh se vitin e kaluar ndërkohë që kjo do të ndikojë në sektorin ekonomik.
Sa i takon mbikqyrjes së plazheve, Ekonomi ka thënë se, ky process do të realizohet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com