Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi tha sot nga Berlini se qeveria shqiptare po përpiqet të diversifikojë portofolin e turizmit dhe të mendojë se ky diversifikim duhet të lidhet edhe me disa standarde. E pranishme në konferencën “Diversifikimi i industrisë së turizmit të Shqipërisë”, Ekonomi tha se viti 2015 shënoi gati 50 për qind më shumë turistë në krahasim me vitin 2014, si dhe rritje të të ardhurave nga ky sektor.
“Ne po përpiqemi fort të diversifikojmë portofolin e turizmit. Gjithashtu, ne kemi filluar të mendojmë se diversifikimi duhet të lidhet me disa standarde. Ne nuk mund të zhvillojmë operatorë turistikë, ne nuk mund të kërkojmë dot ture me turistë nëse nuk kemi standarde.
Por çfarë do të thotë kjo për ekonominë?! Për ekonominë kjo është shumë e rëndësishme pasi është si një lloj kompeticioni, që do të aftësojë ligjet për turizmin. Gjithashtu, kjo do të thotë se Shqipëria duhet të zbulojë anën historike dhe arkeologjike, pasi Shqipëria e ka këtë anë”, tha Ekonomi.
Sot, shënohet dita e dytë e panairit ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin, ku turizmi shqiptar promohet përmes një stende të posaçme.
Redaskia online
(S.m/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com