Kur duhen dhe pak ditë nga beteja e 25 prillit, kryesuesja e listës së kandidatëve socialistë në qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi, ka vijuar takimet elektorale në Krujë ku ka kërkuar nga qytetarët që ti besojnë Partisë Socialiste edhe një mandat të tretë për përfundimin e projekteve madhore që kanë nisur.
Ekonomi tha se PS dhe Edi Rama e mbajnë fjalën teksa përmendi dy investime të rëndësishme, ndërtimin e Aeroportit të Kukësit dhe spitalin e Fierit të cilët u ndërtuan në kohë rekord. Sipas saj, vota më 25 prill duhet të jetë për numrin 12, për të ardhmen e familjeve krutane dhe të gjithë shqiptarëve.
“Ps nuk ka për tu tërhequr nga gjërat që ka bërë, as nga beteja për rimëkëmbjen e vendit dhe rindërtimin pas tërmetit as për të këputur zinxhirin e infektimeve nga COVID. Ndodhi një shembull siç ishte aeroporti i Kukësit, nuk ka gjë që e ndal vendosmerinë e PS. A e keni parë spitalin e Fierit ai ishte një spital që u ndërtua në kohë rekord. A e keni parë projektin për portin e Durrësit. Çdo gjë që Rama ka menduar se duhet tja sjellë Shqipërisë i takon shqiptarëve që duhet të përmirësojnë jetën e tyre të zakonshme përditë. Kjo është betejë që ska për tu ndalur dhe ska për tu tërhequr askush nga PS. Duhet të vazhdoni të besoni PS që jo vetëm jetën e shqiptarëve ka për ta ndryshuar por edhe më tej ka për ti çuar investimet në Krujë”, tha ajo.
Në këto takime, Ekonomi shoqërohej nga kandidati socialist për këtë qark, Rrahman Rraja, ish deputetja e zonës Eglantina Gjermeni dhe kryetari i bashksië së Krujës, Artur Bushi.