TIRANE - Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli ka paraqitur ditën e sotme10 propozimet e PS-së për përmirësimin e situatës ekonomike në vend. Në një konferencë për shtyp Kodheli ka paraqitur shifra kontrete të propozimeve të PS-së, për problemet që kanë sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit.
“Bujqësia po vuan sot nga kostot tejet të larta dhe të papërballueshme për fermerin shqiptar. Partia Socialiste është e vendosur që të çojë deri në fund propozimet e saj për të këtë sektor jetik. Propozimi i PS-së është heqja e akcizës për naftën dhe kjo do të thotë që 1 litër nafë të bëhet 135.6 lekë. Propozim tjetër është ulja e imputeve të produkteve të bujqësisë dhe heqja e TVSH-së për plehrat kimike”, u shpreh Kodheli.
Sipas deputetes socialiste biznesi i vogël është në falimentin dhe kreditë e këqija janë rritur me ritme të larta dhe për këtë propozimi i PS-së është heqja e gjobave. Në 10 propozimet e Partisë Socialiste është edhe ulja e TVSH për energjinë elektrike për faturat e qytetarëve, por edhe heqjen e saj për barnat dhe shërbimet mjekësore.
“Ne kemi propozuar para një viti dhe do ta diskutojmë nëser në seancën e Kuvendit, TVSH për energjisë nga 20 % në 6 %. Do të kursenim rreth 5 mijë lekë të vjetra në muaj. Kjo është një paketë që familja shqiptare do ndihmohej shumë. Përjashtimi nga TVSH i barnave dhe shërbimeve mjekësorë. Në dhjetor 2012 u vendos TVSH për barnat, u premtua që nuk do ketë rritje të çmimit të barnave. Çmimet jo vetëm janë rritur, po vazhdon të rritet korrupsioni në këtë fushë. Kjo është e patolerueshme”, deklaroi Kodheli.
Propozimi i 10 i PS-së është taksimi progesiv, në mënyrë që kush fiton më shumë të taksohet më shumë dhe kush fiton më pak të taksohet më pak.
“E fundit por jo më pak e rëndësishme është taksimi progresiv. Jeni dëshmitarë që është folur shpesh për diferencën që ekziston në mënyrën sesi taksohen qytetarët shqiptarë. Taksimi i sheshtë rëndon shumë mbi kurrizin dhe buxhetin e çdo njërit prej nesh, por më shumë të atyre që kanë të ardhura të pakta. Propozimi ynë është që kush fiton 20000 lekë do taksohet 0 %, 40000 taksohet 7 %, 70000 taksohet 10 %, etj. Një mësues nga 50 mijë lekë në muaj do të taksohet 24000 lekë në muaj. Kjo do të thotë të taksohesh ndershmërisht, kush fiton më shumë do taksohet më shumë, kush më pak do taksohet më pak”, theksoi Kodheli.
Në fund të kësaj konference Mimi Kodheli kërkoi nga deputetët e Kuvendit që të diskutohen dhe shqyrtohen në mënyrë seripze dhe profesionale.
“Partia Socialiste i ka sjellë këto 10 propozime me shpresën që do të diskutohen në mënyrë serioze dhe profesionale në Kuvend, në mënyrë që në 1 janar shqiptarët të mund të lirohen nga barra e rëndë e taksave që po mbysin bizneset dhe familjet shqiptare”, përfundoi Kodheli.
Deklarata e plotë e Mimi Kodhelit: 10 propozime e PS të programit “Për një Rilindje Shqiptare”
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Deklarata e plotë e Mimi Kodhelit: 10 propozime e PS të programit “Për një Rilindje Shqiptare”Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)