Ekonomia, ministri Ahmetaj:
Janë 36 mijë vende të lira pune

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj deklaroi sot në një takim me bizneset se në 4 vite qeveria ka hapur dhe formalizuar 260 mijë vende pune, ndërsa aktualisht sipas tij janë 36 mijë vende të lira pune.

260 mijë vende pune në 4 vite, disa të rinj dhe disa të formalizuar. Ndërsa janë 36 mijë vende të lira pune, kërkohen profesionistë. Pappunësia është një betejë kryesore e qeverisë” u shpreh ministri. Më pas ministri u ndal te lufta anti-informalitet duke e cilësuar si betejë të përditshme. Aksioni radhës do të jetë te bilancet e kompanive të mëdha. 

Nga një skanim që kemi bërë kemi gjetje sa qesharake dhe tragjike, biznese të mëdha që janë kampionë të ekonomisë kanë 42% të punësuarve nën 300 mijë lekë, kompani të mëdha që deklarojnë ekonomistin me 270 mijë lekë në muaj. Biznesi i madh të korrektojë veten. Do jetë një thirrje korrektive jo represive, pastaj do zbatohet ligji" tha ministri. 

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave